Trajneri i Liverpoolit , Jurgen Klopp, ka thënë se përballja e tyre në Ligën e Kampionëve me Real Madridin është një për të cilën të gjithë duhet të jenë të emocionuar.
Reds ranë në short kundër Los Blancos – skuadra që i mposhti në finalen e Ligës së Kampionëve në maj të vitit 2021 – të hënën pasdite për fazën e eliminimit direkt.
Përkundër faktit se të dyja skuadrat janë takuar në finalen e garës dy herë kohët e fundit, Klopp ka sugjeruar se kjo është një gjë e mirë për futbollin dhe tifozët.
Duke folur për uebsajtin e klubit, Klopp deklaroi: “Gjëja e parë që mund të themi për këtë short është se është Liga e Kampionëve. Kjo është një short që flet vetë dhe për të cilën të gjithë duhet të jemi të emocionuar”.