Barcelona do të jetë e zënë këtë verë për ta përforcuar ekipin.
Kjo sipas “Diario Sport” , i cili pohon se Xavi Hernandez dëshiron të ndërtojë një skuadër konkurruese me dy lojtarë për çdo pozicion. Dhe, kështu pritet që Barça të rekrutojë nga gjashtë deri në shtatë lojtarë të rinj gjatë afatit kalimtar të verës. Neto pritet të largohet, kështu që Barcelona do të rikthejë Inaki Penën nga huazimi i tij te Galatasaray ose do të sjellë një të huaj për të konkurruar me Marc-Andre ter Stegen.
Barcelona aktualisht ka gjashtë qendërmbrojtës: Gerard Piquen, Eric Garcian, Ronald Araujon, Clement Lengletin, Samuel Umtitin dhe Oscar Minguezan. Tre të parwt do të mbahen dhe tre të tjerët do të shiten, pasi të paktën një qendërmbrojtës i ri do të vijë; pritet të jetë Andreas Christensen.
Mbrojtësi i krahut është një tjetër pozicion që Xavi dëshiron ta forcojë. Cesar Azpilicueta pritet të vijë si mbrojtës i djathtë ndërsa, Alex Telles, Nicolas Tagliafico dhe Alex Moreno po konsiderohen si mbështetës të Jordi Albas.
Në qendër të mesfushës kuptohet se Xavi dëshiron gjashtë lojtarë dhe tashmë i ka Sergio Busquetsin, Gavin, Pedrin, Nico Gonzalezin, Frenkie de Jongun dhe Franck Kessien, i cili do t’i bashkohet si transferim i lirë nga Milani.
Priten të vijnë dy sulmues. Njëri është Raphinha i Leeds United, dhe tjetri mendohet të jetë sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski.