Skuadra nga Premier League, Wolves ka shkarkuar trajnerin, Bruno Lage. Ky vendim vjen vetëm një ditë pas disfatës nga West Ham.
Ekipi i Wolves në këtë sezon (8 ndeshje) ka grumbulluar vetëm 6 pikë dhe gjendet në zonën e rrezikshme në pozitën e 18-të.
46-vjeçari ishte emëruar trajner i skuadrës angleze gjatë sezonit 21/22. Ai dikur ishte trajner i klubit portugez, Benfica.