Brazili është i shqetësuar për Lucas Paqueta.
Ish-lojtari i Milanit dhe Lyonit ka dëmtuar shpatullën dhe nuk luajti dje kundër Liverpoolit.
Mesfushori 25-vjeçar ka mundësi të humbasë Kupën e Botës, pasi David Moyes, trajneri i West Ham la të kuptohet për Prime Video: “Dëmtimi duket serioz, do ta humbasim për një kohë dhe na vjen keq”.
Kupa e Botës 2022 fillon në nëntor dhe duket se gjasat që ta shohim në fushë me Brazilin nuk janë të mëdha.