Jude Bellingham, mesfushori anglez 19-vjeçar tek Dortmundi, i konsideruar si një nga shpresat e mëdha të futbollit evropian dhe një nga yjet e skuadrës gjermane, është në listën e blerjeve të Real Madridit për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, çmimi i vendosur nga milionerët mund të jetë pengues për arkat e madrileneve.
Sipas Bild, Dortmundi pranon vetëm shitjen e anglezit për… 150 milionë euro.
Bellingham ka kontratë deri në qershor 2025 me Dortmundin, klub të cilin e përfaqëson që nga viti 2020/21, i ardhur nga Birmingham.
Këtë sezon, në 19 ndeshje, ai ka shënuar nëntë gola, katër në Champions League, tre në Bundesligë dhe dy në Kupën e Gjermanisë.