Ronald Araujo nuk ka pranuar të firmos kontratën e re me Barcelonën.
Aktualisht mbrojtësi më i mirë në skuadrën e Barcelonës, Araujo ka refuzuar të firmos marrëveshjen e propozuar nga Barcelona, për rinovimin e kontratës.
Marca shkruan se oferta hapëse e Barcelonës nuk ka bindur mbrojtësin uruguaian.
Blaugranat janë të vendosur që të rinovojnë me 22 vjeçarin, por për këtë duhet të plotësojnë dëshirat e lojtarit, duke përmirësuar kushtet e kontratës.
Lojtari është në 18 muajt e fundit të kontratës. Araujo po luan të fortin në këto negociata dhe po vështirëson punët për Barcën. Kjo situatë ka alarmuar skuadra si Man Utd e Chelsea.