Skuadra e Milanit ka marrë një lajm të keq para ndeshjes me Monzan në fundjavë.
Portieri francez, Mike Maignan, i cili po punonte për t’u rikuperuar nga dëmtimi i pulpës së majtë, ka pësuar një lëndim tjetër.
Sipas mediave italiane, aktualish janë duke u bërë testet mjekësore për të parë sa i rëndë mund të jetë ky lendim.
Maignan është rikthyer në stërvitje pas disa javeve munges, por si duket ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi që ka pësuar javë më parë.