Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, në intervistën e gjerë dhënë për “Barça TV” në prag të “El Clasicos” kundër Real Madridit, u pyet edhe për rikthimin e mundshëm të Leo Messit.
Laporta ka thënë se do të bëjë një befasi për lojtarin më të mirë në historinë e Barçës, por ai iu shmang komentit mbi mundësitë që ekzistojnë që ylli argjentinas të kthehet.
“Ne e kemi gjithmonë në kujtimet tona. Këtë të diel do të jetë 18- vjetori i debutimit të tij te Barçën, kemi planifikuar të bëjmë diçka privatisht. Dihet karriera e tij e suksesshme. Me siguri do ta takoj të hënën, në Paris, për Topin e Artë”.“
Ai është lojtar i PSG-së dhe ne nuk do t’i bënim asnjë nder nëse do të flisnim për rikthimin e tij, duhet ta respektojmë. Ka shumë katalanë që vazhdojnë ta mbajnë fanellën e Leos”, ka thënë Laporta.