Pas Juventusit, edhe Liverpooli është futur në garë për mesfushorin Leandro Paredes, ka njoftuar “The Sun” të martën.
Paredes do të largohet nga Parisi këtë verë, ndërsa Liverpooli po përgatit ofertën për shërbimet e tij. Ekipi anglez do të ofrojë rreth 20 milionë euro për Paredesin, i cili është raportuar se ka marrëveshje personale me Juventusin.
Paredes ka kontratë me Parisin deri në vitin 2024, kurse këtë edicion ka katër paraqitje dhe një asistim në të gjitha garat.
Para se t’i bashkohej Parisit në vitin 2019, Paredes ka luajtur edhe te Zeniti, Roma, Empoli, Boca Juniorsi e Chievo.