Liverpooli ka njoftuar rinovimin e kontratës me anglezin Joe Gomez.
Lojtari i përdorur nga Jurgen Klopp në krahun e djathtë dhe në qendër të mbrojtjes, zgjati kontratën e tij me Reds deri në vitin 2027.
Gomez u transferua nga Charlton në vitin 2015, atëherë vetëm 18 vjeç, për pesë milionë euro dhe që atëherë ai ka luajtur 142 ndeshje për nënkampionët anglezë.
Pas Mohamed Salah, Liverpooli vazhdon valën e rinovimeve të kontratave dhe i radhës do të jetë sipas shtypit anglez sulmuesi portugez Diogo Jota. Edhe mesfushori Naby Keita është duke u përgatitur për të nënshkruar një kontratë të re së shpejti.