Giorgio Chiellini është pajtuar ta shkëpusë kontratën me Juventusin në verë për të liruar vend për ndonjë mbrojtës tjetër që klubi synon ta transferojë.
Chiellini ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023, por 37-vjeçari ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në MLS.
Chiellini ka mbi 400 ndeshje me Juventusin dhe është ikonë e klubit, por lëndimet e shpeshta këtë edicion kanë bërë që ai ta shkëpusë kontratën.