Manchester Unitedi, Bayern Muencheni, Interi dhe Juventusi janë në garë për ta transferuar sulmuesin e Borussia Moenchengladbachut pas paraqitjeve të mira me Francën në Kupën e Botës.
Thurami me Gladbachun ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Sezonin aktual në Bundesligë, 25-vjeçari ka shënuar dhjetë gola në 15 ndeshje. Për Francën në Botëror luajti pesë ndeshje.