Sulmuesi i krahut, Cody Gakpo, ka marrëveshje personale me Manchester Unitedin, kanë njoftuar të hënën mediumet holandeze.
Mësohet se pasi ka arritur marrëveshje me Gakpon, Unitedi po negocion me PSV Eindhovenin për lirimin e tij.
Ekipi holandez për kartonin e Gakpos po kërkon 50 milionë euro, dëmshpërblim ky që po vlerësohet i lartë nga Unitedi. 23-vjeçari ka vazhduar me paraqitje të mira edhe këtë edicion, pasi ka shënuar tri gola dhe ka bërë katër asistime në gjashtë paraqitje për Eindhovenin në të gjitha garat.
Ai ka kontratë me ekipin holandez deri në vitin 2026, ndërsa ka edhe shtatë paraqitje me Përfaqësuesen e Holandës.