Djajtë e Kuq nuk duan të humbasin kohë dhe qysh në afatin kalimtar duan të përforcohen.
Mesfushori i talentuar argjentinas arriti të fitoj Kupën e Botës me Kombëtaren e tij, derisa edhe me Benfican në vitin e tij të parë në futbollin evropian ka pasur paraqitje fantastike.
Ai është ndër më të kërkuarit në Evropë, por problem mbetet klauzola e tij e lartë prej 120 milionë euro, derisa Real Madrid, Liverpool, Chelsea, PSG dhe Manchester United e duan atë.
Daily Star ka raportuar se Manchester United është duke përgatitur të paguajë klauzolën e Enzos prej 120 milionë euro qysh në janar.