Ylli argjentinas Lionel Messi nuk është duke kaluar nëpër një aventurë të mirë që prej largimit nga Barcelona tek PSG.
Së fundmi, Messi me PSG-në u eliminuan nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, gjë që përhapi shumë spekulime për të ardhmen e tij.
Ndërkaq, tani këtye spekulimeve iu është adresuar vetë Messi, i cili tregoi që pas Kampionatit Botëror “Katar 2022” do të vendos për të ardhmën e tij.
“Pas Kupës së Botës, duhet të mendoj përsëri shumë gjëra”, tha Messi pë të ardhmen e tij.
Tek PSG, Messi ka bërë vetëm 26 paraqitje, duke kontribur me 7 gola dhe 11 asistime.