Ka lajme të shkëlqyera nga Milanello në lidhje me Theo Hernandez i cili ka munguar në ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit.
Siç raporton Sky, në fakt, mbrojtësi i kuqezinjve është rikthyer në stërvitje në grup.
Ky është një rikuperim shumë i rëndësishëm për Stefano Piolin para ndeshjes së së shtunës kundër Juventusit.
Milan dhe Juventus takohen të shtunën me fillim nga ora 18:00 në San Siro.