Transferimi i De Ketelaere në skuadrën e Milanit tashmë është tej-zgjatur si temë e merkatos verore.
Milan po tenton ta transferojë lojtarin e Club Brugge tash e sa muaj, megjithatë ende nuk është arritur një marrëveshje finale.
Mediat në Itali raportojnë se sot mund të jetë dita kur ky transferim mund të mbyllet.
Maldini dhe Massara do të takohen me CEO të Club Brugge, Vincent Mannaert në Lugano, Zvicër këtë pasdite për të mbyllur marrëveshjen e De Ketelaere.
Ky transferim mund të mbyllet për 35 milionë euro.