Kampioni në fuqi i Italisë nuk e ka të drejtën e blerjes së futbollistit Diaz dhe drejtuesit madrilen duan ta mbajnë në Santiago Bernabeu mesfushorin spanjoll pasi ai tregoi vlerat e tij për 2 vite huazim në San Siro.
Por largimi i Diaz drejt Realit të Madridit duket se i ka prishur shumë punë Milanit, me kuqezinjtë që kërkojnë të gjejnë një zgjidhje për sa i përket rolit të mesfushorit ofensivë.
Talenti belg Charles De Ketelaere ende nuk ka arritur pritshmëritë të paktën jo deri tani, Maldini tashmë ka piketuar pasardhësin e Diaz.
Ai është hungarez hungarezi i Leipzig, Dominik Szoboszlai, për të arritur te ai, Milanit do t’i duhet të shpenzojë një shumë rreth 40 milionë euro.
Kampionët e Italisë kanë nisur bisedimet me RB Leipzig për mesfushorin hungarez.