Rossonerët janë në kërkim të një sulmuesi dhe objektivi kryesor i tyre vazhdon të mbetet marokeni Hakim Ziyech.
Megjithatë marrëveshja me Chelsean nuk po arrihet lehtë, por edhe futbollisti ka të tjera oferta dhe nuk është i vendosur për tu transferuar në elitën e futbollit italian.
Kampioni në fuqi i Italisë ka një plan B nëse nuk arrihet marokeni dhe ai është një tjetër lojtar që shkëlqeu në Kupën e Botës, francezi Randal Kolo Muani.
24-vjeçari ka bërë shumë mirë këtë edicion edhe te Frankfurt ku në 23 ndeshje zyrtare ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë.
Frankfurt synon mbi 35 milionë euro për ta lënë të lirë yllin francez.