Mediat britanike e kanë lëshuar në këtë mëngjes një lajm të papritur pasi që u tha se Ronaldo do të qëndroj.
Sipas tyre, Milani mund ta bëjë sonte një ofertë për Ronaldon, në orët e fundit të afatit kalimtar të verës.
Më saktësisht, “Rossoneri” mund ta kërkojnë 37 vjeçarin në rast se Rafael Leao përfundon në Chelsea, po ashtu sot, shkruan mediumi britanik “The Sun”.
“Blues” janë të interesuar për sulmuesin portugez, i cili po shkëlqen me “Rossoneri”.
Dhe me një ofertë të parezistueshme, kampioni aktual italian do ta shiste futbollistin ofanziv të krahut të majtë.
E më pas, kuqezinjtë do t’ia mësynin menjëherë veteranit portugez, i cili do të shpresojë të largohet nga “Old Trafford” deri në orët e vona sonte.
Kjo pasi Ronaldo krejt verës e kërkoi një klub i cili luan në Ligën e Kampionëve dhe Milani do t’ia mundësonte këtë dëshirë.