Mesfushori i Real Madridit, Eduardo Camavinga i ka dhënë një shqetësim tjetër Përfaqësueses së Francës në prag të ndeshjes hapëse të Kampionatit Botëror.
Bëhet e ditur se Camavinga nuk është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit të dielën mbrëma për shkak të një shqetësimi të muskulit të këmbës.
22-vjeçari që pritej të ishte titullar te Franca, sipas të gjitha gjasave do të mungojë në ndeshjen e parë të turneut të Katarit.
Franca, të martën përballet me Australinë në kuadër të Grupit C.
Derisa Camavinga mbetet në dyshim për këtë ndeshje, te Franca mund të llogaritin në mbrojtësin Raphael Varane, për të cilin thuhet se është plotësisht i gatshëm për duelin ndaj Australisë.