Sulmuesi Anthony Martial do të transferohet në Turqi, te skuadra e Fenerbahçes gjatë këtij muaji. “Sky Sports” ka njoftuar të martën se Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me francezin dhe po negocion me Manchester Unitedin për lirimin e tij.
28-vjeçari ka kontratë me ekipin anglez deri në fund të këtij edicioni dhe te Fenerbahçe po shihet si përforcim i rëndësishëm për sulmin.
Mësohet se Unitedi tashmë ka nisur negociatat me ekipin e Lille për sulmuesin kanadez Jonathan David dhe marrëveshja mes klubeve pritet të arrihet brenda këtij muaji. Unitedi është në kërkim të një sulmuesi dhe për Davidin ka shprehur gatishmëri për të ofruar të paktën 50 milionë euro.
David po pëlqehet shumë nga trajneri Erik ten Hag, i cili po e sheh si partner ideal për Rasmus Hojlundin në sulm.