Bruno Guimares ka filluar të marrë vëmendje të madhe me merkaton e janarit që po afron.
Mesfushori i skuadrës së Newcastle United, Bruno Guimares është në listën e dëshirave të disa skuadrave të mëdha evropiane.
Sipas ‘TNT Sports’, Liverpool dhe Real Madrid po përgatiten për të nënshkruar me lojtarin në fjalë.
Në anën tjetër, më herët gjatë kësaj jave, ‘Goal’ raportoi se Chelsea po shpreson në nënshkrimin e brazilianit.
Gara bëhet shumë e vështirë kur Newcastle është gati ta bëjë Bruno Guimares lojtarin më të paguar, me një rinovim kontrate.
Mbetet të shihet nëse ndonjë prej Liverpool, Chelsea apo Real Madrid mund ta bindin lojtarin që të largohet nga St. James’ Park.