Real Madridi nuk dëshiron më transferimin e Kylian Mbappe.
Histori e Mbappes që e lidh me Real Madridin viteve të fundit është bërë si një lloj telenovele. Lojtari në disa raste ka shpreh interesim për transferimin te gjiganti spanjoll, por në fund në dy herë ka refuzuar transferimin.
Merkaton e verës u tha se gjithçka kishte përfunduar, ai u cilësua lojtar i Realit, por lojtari vendosi të rinovojë kontratën e tij më PSG-në. Ndërsa, mediet së fundmi po raportojnë se francezi nuk është i lumtur me vendimin që ka marrë dhe kërkon largimin nga ‘Parc des Princes’.
Pavarësisht kësaj, sipas ‘El Chiringuito’ ‘Mbretërit’ nuk do shkojnë më për të. Mediumi njofton se drejtuesit e ‘Los Blancos’ janë dorëzuar për të marrë shërbimet e Mbappes.