Mesfushori Dani Ceballos pritet të jetë përforcimi i parë i Real Betisit në afatin kalimtar të janarit.
“AS” raporton të premten se Betisi ka arritur në parim marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Ceballosit në fillim të vitit të ardhshëm.
Ceballos do t’i bashkohet Betisit për një dëmshpërblim të vogël duke pasur parasysh se ka kontratë me Realin deri në fund të sezonit.
Mësohet se Ceballos e ka kërkuar kthimin te Betisi, pasi nuk dëshiron ta mbyllë sezonin me fanellën e Real Madridit për shkak të minutazhës së vogël që e ka pasur këtë edicion.
Ai në total ka luajtur 199-të minuta për Realin në të gjitha garat. Ceballos sezonin e shkuar ishte i huazuar tek Arsenali, ndërsa Realit i ishte bashkuar në vitin 2017 nga Betisi.