Manchester City duhet të punojë shumë për të mbajtur në radhët e veta mbrojtësin portugez, Joao Cancelo.
Real Madrid e ka futur emrin e mbrojtësit portugez, Joao Cancelo në listën e dëshirave.
Raportime të ‘AS’ bëjnë të ditur se Real Madrid janë gati të paguajnë plot 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e Cancelo.
28-vjeçari shihet si objektivi kryesor i Florentino Perez, me skuadrën që po përgatitet të ndajë rrugët me Dani Carvajal.
Një pengesë që mund t’i dalë Real Madridit është se kontrata e Cancelo në ‘Etihad’ është e vlefshme deri në vitin 2027, si dhe portugezi është i lidhur ngushtë me Pep Guardiola.
Edhe nëse Real Madrid arrin të bind skuadrën e Manchester City, operacioni nuk do të jetë as i lehtë e as i lirë.