Real Madridi kishte provuar ta transferonte Gabriel Jesusin edhe në periudhën kur ai luante për Manchester Cityn.
Por, në fund sulmuesi brazilian kishte përfunduar në Arsenal, ku ka shpërthyer në këtë fillim-sezoni.
E tash, “Los Blancos” e kanë ndërmend të trokasin në dyert e “Gunners” për t’ua kërkuar përfaqësuesin brazilian, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.
Presidenti Florentino Perez po mendon t’ia propozojë një ofertë zyrtare Arsenalit për sulmuesin e rrezikshëm.
Jesus i ka realizuar 5 gola dhe i ka barë 7 asistime në 16 ndeshje këtë sezon me “Topçinjtë”. Sipas portalit që merret me vlerën e lojtarëve “Transfermarkt”, kartoni i Gabriel Jesusit vlen 65 milionë euro.
Real Madridi e sheh lojtarin si pasues ideal të Karim Benzemas, i cili po shkon drejt fundit të karrierës.