Antonio Rudiger nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Real Madridit.
Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se marrëveshja mes palëve tashmë është kompletuar.
Romano gjithashtu zbuloi se zyrtarizimi nuk do të bëhet këtë javë.
Sipas tij, klubi spanjoll do të njoftojë zyrtarisht për nënshkrimin me reprezentuesin gjerman si transfer i lirë pas përfundimit të sezonit, pasi do të respektojë klubin e Chelseas.
Trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti, thuhet se ka qenë faktori kryesor për këtë lëvizje, pasi ai e sheh 29-vjeçarin si pjesë të projektit për sezonin e ardhshëm.