Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi qendror në afatin kalimtar të janarit.
Los Blancos do ta largojnë në afatin kalimtar të janarit sulmuesin Mariano Diaz dhe Karim Benzema ka nevojë për një rezervë.
Trajneri italian e pëlqen lojën e kanadezit i cili është mjaftë i rrezikshëm në zonë dhe kërkon ta ketë nën urdhrat e tij qysh në afatin kalimtar të janarit.
Los Blancos do të tentojnë afrimin e David në janar dhe Marca ka raportuar se tanimë kontaktet e para mes dy klubeve kanë filluar.
Lille e vlerëson shumë yllin e tyre dhe për ta lënë të lirë synojnë të fitojnë së paku 60 milionë euro.