Smith Rowe mund të tundohet nga një ofertë eventuale, duke marrë parasysh se te Arsenali nuk po ka hapësira të mjaftueshme.
Futbollisti, që është produkt i akademisë së Arsenalit, me “Topçinjtë” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
“talkSPORT” ka raportuar se Aston Villa ka shprehur interesim për mesfushorin anglez, i cili ka bërë vetëm 12 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke regjistruar në total 245 minuta.