Paris Saint-Germaini po shihet favorit për ta transferuar Cristiano Ronaldon në fund të këtij sezoni.
“El Nacional” ka bërë të ditur të martën se Manchester Unitedi ka vendosur ta lërë portugezin të largohet në verë pas incidentit që e pati me një tifoz të Evertonit.
Këtë vendim, thuhet se drejtuesit e klubit ia kanë kumtuar Ronaldos, i cili së shpejti do t’i nisë negociatat me PSG-në. Drejtimin e ekipit francez prej sezonit të ardhshëm pritet ta marrë Zinedine Zidane, i cili ka kërkuar që transferimi i tij i parë të jetë Ronaldo.
Sulmuesi 37-vjeçar para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Unitedit nga Juventusi dhe ka kontratë deri në vitin 2023, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ai ka shënuar 18 gola në të gjitha garat për Unitedin deri më tani.