Manchester United ka arritur një marrëveshje në parim me Erik ten Hag për t’u bërë trajneri i tyre i ardhshëm, kupton The Athletic.
Besohet se bëhet fjalë për një marrëveshje verbale. Ai pritet të bashkohet me një kontratë deri në katër vjet.
‘Athletic’ e kupton se stafi i tij stërvitor gjithashtu do të finalizohet në kohën e duhur. United dëshiron të jetë i respektueshëm si për Ajax-in ashtu edhe për Ten Hag pasi ata kanë një finale kupe për të luajtur dhe ende po kërkojnë të jenë kampionë të Eredivisie.
Ten Hag do të zëvendësojë Ralf Rangnick, i cili e ka bërë punën në mënyrë të përkohshme që kur ish-trajneri Ole Gunnar Solskjaer u shkarkua nga klubi i Premier League në nëntor.
🚨 EXCLUSIVE: Man Utd reach verbal agreement in principle with Erik Ten Hag to become next permanent manager. #MUFC will need agreement with #Ajax (who are aware) & to finalise contract (up to 4yrs). No announcement til after Dutch Cup final @TheAthleticUK https://t.co/VTVzg6gCGx
— David Ornstein (@David_Ornstein) April 12, 2022