PSG është eliminuar nga Real Madrid në raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve. Real Madrid bëri një përmbysje të madhe me rezultat të përgjithshëm 3:2, për t’u kualifikuar në çerekfinale.
E me këtë humbje shumë të zemëruar kanë mbetur dyshja e PSG-së, drejtori sportiv Leonardo dhe presidenti Nasser Al-Khelaifi.
Sipas “Partidazo Cope”, Al Khealifi dhe Leonardo janë dëgjuar duke bërtitur në dhomën e zhveshjes, ndërsa edhe kanë goditur njerëzit, ndërsa situata ka eskaluar sa që ka qenë e nevojshme edhe që të telefonohet policia.
Përpos kësaj, “Eid Esmarque” raporton se arbitrit kanë kërkuar mbrojtje nga disa persona shkaku i problemeve të mëdha që ka nxjerrë Al-Khelaifi.