Roma kërkon shërbimet e Hector Bellerin.
Bellerini është një nga lojtarët e fundit të cilët iu bashkua Barcelonës në merkaton e verës.
Që nga transferimi i tij në ‘Spotify Camp Nou’, ai nuk ka arritur të jetë protagonisti kryesor, andaj mund të largohet.
Bellerin mezi ka marrë pjesë në pesë ndeshje deri më tani këtë sezon, por nuk ka qenë një pengesë për të tërhequr vëmendjen e një prej skuadrave të mëdha në Itali përpara merkatos së ardhshme të dimrit.
Bëhet fjalë për Romën, e cila sipas portalit ‘Calciomercato’ kërkon shërbimet e Bellerin për të zëvendësuar holandezin Rick Karsdorp.
Spanjolli nënshkroi kontratë me ‘Blaugrana’ deri në vitin 2023, mirëpo një largim i hershëm i tij mund të ndodh.