Mesfushori Franck Kessie pritet që karrierën ta vazhdojë në Angli, ka njoftuar “Mundo Deportivo” të hënën.
Bëhet e ditur se Barcelona ka marrë dy oferta zyrtare për mesfushorin, i cili nuk ka pasur minutazhë të madhe këtë edicion.
Aston Villa dhe Fulhami janë ekipet që po interesohen për Kessien dhe për transferimin e tij gjatë janarit kanë ofruar 25 milionë euro.
25-vjeçari para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Barçës si lojtar i lirë dhe firmosi kontratë deri në vitin 2026.
Këtë edicion, ai ka shënuar vetëm një gol në 13 paraqitje në të gjitha garat.