Manchester United është i hapur ndaj idesë së shitjes së Marcus Rashford këtë verë.
Kjo pas kritikave të mëdha për formën e tij dhe poashtu për nevojën e fondeve për të ndihmuar një rifreskim të skuadrës në “Old Trafford”.
Mediumi ‘Sport’ pretendon se një marrëveshje mund të arrihet në afatin kalimtar të verës, me Barcelonën që vazhdon të ndjekë nga afër atë.
Rashford ka qenë prej kohësh interes i skuadrës spanjolle, por që marrëveshja më parë nuk ishte arritur.