Sipas asaj që raporton CMW, Juventus e ka identifikuar portierin e Argjentinës, Emiliono Martinez, si pasues të Wojciech Szczesny.
Portieri argjentinas ka paraqitje të shkëlqyeshme për Aston Villa si dhe po kalon një Botëror fantastik pasi që në çerekfinale ishte hero për La Albiceleste.
Por, kalimi në Juve nuk do të jetë i lehtë pasi që mësohet se çmimi i tij ka shkuar në qiell pas paraqitjeve të tij në Botëror.