Dje (e shtunë) u raportua se Skriniar ka vendosur tashmë një marrëveshje parakontrate me gjigantët e Ligue 1 dhe tani e ka pranuar atë.
“Po, është e vërtetë, por nuk mund të jap më shumë detaje për momentin. Unë jam duke pritur që të dy klubet të arrijnë një marrëveshje”, ka thënë Skriniar në një intervistë për futbolsfz.sk.
Interi është në negociata me PSG-në për të bërë një marrëveshje në janar dhe për të shmangur humbjen e një prej yjeve të tyre si lojtar i lirë në verë.