Në vend të një play-offi për Kupën e Botës, kombëtarja ruse do të mblidhet në mars për stërvitje dhe ndeshje miqësore.
FIFA i eliminoi ata nga kualifikueset e Kupës së Botës ku do të luanin kundër Polonisë në gjysmëfinale të play-off-it dhe i pezulloi deri në një njoftim të dytë për shkak të pushtimit të Ukrainës, që do të thotë se ata nuk lejohen të luajnë as ndeshje zyrtare miqësore.
Megjithatë, vende si Bjellorusia, Azerbajxhani, Kina nuk e kanë dënuar sulmin e tyre ndaj Ukrainës, ndaj ekziston mundësia që ata të luajnë një miqësore jozyrtare me një nga këto kombëtare.
Pavarësisht pezullimit, rusët do të mblidhen më 21 mars. Trajneri Valery Karpin ka publikuar listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në kampin stërvitor në Moskë dhe sërish në listë nuk është kapiteni Artem Dzuyba.
Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares me 30 gola u trondit nga e gjithë situata rreth Ukrainës.
“Të dielën biseduam me Artemin në telefon, ai na siguroi se, siç tha në takim, dëshiron shumë të luajë për kombëtaren. Por tani nuk mundet për shkak të situatës së vështirë në Ukrainë, ku ka shumë të afërm, ka kërkuar falje dhe ka kërkuar për arsye familjare që të mos e ftojë në këtë grumbullim. Ne ramë dakord që të qëndrojmë në kontakt me të dhe të ndjekim paraqitjet e tij për Zenit”, tha Karpin.