Trajneri i Aston Villa-s, Steven Gerrard, i ka thurur elozhe Barcelona-s dhe trajnerit Xavi Hernandez. Legjenda e Liverpool-it ka folur pas ndeshjes mes Legjendave të Barcelona-s dhe Legjendave të Liverpool-it, e fituar 2-1 nga katalanasit.
Ai ka thënë për mediat se vendimi për t’ia besuar ekipin Xavi-t ka qenë gjenial nga ana e Barcelona-s dhe se spanjollët janë kthyer atje ku duhet të jenë pas një periudhë të vështirë.
Liverpool-i i Gerrard ka qenë një nga skuadrat e pakta angleze që kanë arritur të marrë një fitore në Camp Nou, duke u larguar me një sukses 2-1 në 2007-ën, në Champions League.
Trajneri i Villa-s e ka quajtur veten një “tifoz të Barcelona-s nga larg” dhe ka thënë se “është shumë bukur që janë kthyer”.