Sonte kemi edhe dy emrat e gjysmëfinalistëve të tjerë, janë Maroku dhe Franca, ndërsa dje triumfuan Kroacia dhe Argjentina.
Tashmë në gjysmëfinale do të ballafaqohen Kroaci – Argjentinë si dhe Francë – Maroku.
Nëse ndodhë që Kroacia të fitojë kundër Argjentinës dhe Maroku ndaj Francës, atëherë do të kemi përballjen e dy kombëtareve që ishin kundërshtarë edhe në grup, shkruan Gazeta Eurogoli.
Hera e fundit kur ndodhi një gjë e tillë ishte viti i largët 1962, kur në Botërorin që mbahej në Kili, Brazili e mposhti Çekosllovakinë, që e kishte në grup.
Ndeshja mes Kroacisë dhe Marokut në grupe përfundoi me rezultat 0-0.