Pas Sevillas, edhe Barcelona ka shprehur zyrtarisht interesim për transferimin e mesfushorit Isco, bën të ditur “Diario Sport” të shtunën.
Mesfushori 29-vjeçar këtë edicion ka pasur minutazhë të vogël te Reali, ku ka bërë vetëm 14 paraqitje në të gjitha garat. Barcelona është e gatshme t’I ofrojë Iscos kontratë trivjeçare me kërkesën e trajnerit Xavi Hernandez.
Megjithatë, në garë për Iscon është edhe Sevilla, ekip që ka kohë që po negocion me përfaqësuesit e mesfushorit.