Një nga telenovelat e ardhshme të merkatos do të jetë sigurisht ajo e sulmuesit të Borrusia Dortmund-it, Erling Haaland, i cili pritet të largohet nga Bundesliga në fund të sezonit.
Norvegjezi nuk e ka fshehur preferencën e tij për La Liga-n ku kërkohet nga Barcelona dhe Real Madrid.
Transferimi te katalanasit është i mundshëm, duke parë interesimin e madh të Los Blancos për Kylian Mbappe.
Sipas Deportes Cuatro, blaugranasit duket se i kanë ofruar lojtarit një kontratë prej 190 milionë eurosh në 5 vite, me rrogën vjetore që do të rritet vit pas viti.
Do të niset nga 20 milionë euro në vitin e parë, për të arritur në 55 milionë euro në vitin e fundit. Mino Raiola, menaxheri i norvegjezit, do të preferonte të nënshkruante një kontratë trevjeçare me një opsion për dy vite të tjerë.