Gianluca Di Marzio e ka konfirmuar se Charles De Ketelaere tashmë mund të quhet si lojtari më i ri i Milanit.
Sipas tij, kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla për t’u zgjidhur, para se lojtari ta hedhë të zezën mbi të bardhë.
Palët sot e patën një takim të radhës i cili duket se përafroi dukshëm qëndrimet e të dyja skuadrave.
De Ketelaere i kërkoi me ngulm klubit aktual, Club Brugge, që ta lirojë për në Milan.
Duket se kjo kërkesë e tij ndikoi shumë në lehtësimin e kalimit të tij në “San Siro”.