Pierre Emerick Aubameyang mund të largohet gjatë kësaj vere nga Barcelona, gjithmonë nëse vije oferta e duhur në drejtim të katalunasve.
Sulmuesi nga Gaboni është duke u kërkuar nga gjiganti anglez Chelsea dhe ai është pro një rikthimi në Londër, por kësaj radhe jo te Arsenali, por te rivalët lokal të Topçinjve.
Fabrizio Romano ka raportuar se ka pasur një takim shumë pozitivë mes palëve dhe Auba dhe kampi i tij janë pajtuar një për të kaluar në Stamford Bridge.
“Takimi me Chelsean të enjten mbrëma ishte shumë pozitivë. Kushtet personale nuk do të jenë një problem, pasi Chelsea dhe kampi i Aubës janë në të njëjtën faqe për kontratën”, shkroi Romano.
“Tani është koha për bisedime mes Chelseat dhe Barcelonës. Çmimi prej 30 milionë eurove që pretendon Barcelona konsiderohet shumë i lartë nga londinezët”, ka raportuar Romano.