Milani siguron shërbimet e Renato Sanches, raportohet se marrëveshja është çështje e kryer
AC Milan është gati të shpenzojë rreth 100 milionë euro në afatin kalimtar të verës.
Sven Botman dhe Renato Sanches i Lille dhe mesfushori i Tottenham Steven Bergwijn shihen si nënshkrime të mundshme për kuqezinjtë.
Mediumi italian, Corriere della Sera raportoi sot se çështja e Sanches tashmë është e përfunduar, me futbollistin që pritet të zyrtarizohet tek Milani gjatë verës së ardhshme.
Kuqezinjtë kanë arritur një marrëveshje verbale me Lille dhe transferimi i Renato Sanches në Milan është praktikisht i mbyllur.