Interi ka dështuar ta marrë pozitën e parë në tabelën e Serie A, teksa në ndeshjen e mbetur të javës së 20-të, u befasua nga Bologna, duke u mposhtur me rezultat 2-1.
Nëntë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, portieri Andrei Radu, bëri një gabim katastrofal, i cili ia fali topin Nicola Sansone-s, i cili e pati të lehtë të shënojë për 2-1.
Me këtë humbje, Inter-i mbetet në kuotën e 72 pikëve në vendin e dytë, ndersa Milan-i qendron ne krye me dy pikë më shumë. Por, kujdes! Sepse ishte prekja e Sansones ajo qe vleu golin dhe 3 piket. Sepse nese ai sdo ta kishte shtyre, atehere nuk mund te konsiderohej autogol. Motivin e jep rregullorja qe eshte e thjeshte.
Një gol nuk mund të shënohet drejtpërdrejt në një rivënie nga vija anësore: nëse topi hyn në portën e kundërshtarit, do të jepet një rivenie fundore por nëse topi hyn në portën e ekzekutuesit te rivenies nga vija anësore, do të jepet një goditje këndi.