Ukraina do të ketë një skuadër pjesëmarrëse më pak në këtë edicion të kompeticioneve europiane pasi klubi i njohur Dnjepro -1 ka falimentuar dhe është zyrtarisht pranë shkrirjes së plotë. Problemet ekonomike kanë bërë që klubi në fjalë të shpërbëhet plotësisht dhe ndonëse kishte siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, nuk do të marrë pjesë në turin e dytë.
Klubi i bëri kërkesë Federatës Ukrainase që të tërhiqej nga kampionati, pasi i ishin larguar të gjithë lojtarët dhe nuk përballonte dot më financiarisht pjesëmarrjen.