Xavi Simons, ish-ylli i akademisë së Barcelonës, i cili sapo ka nënshkruar falas me PSV Eindhoven, kishte kontakte për të kaluar te Real Madridi përpara se të angazhohej në ekipin e drejtuar nga Ruud van Nistelrooy, deri në vitin 2027.
“L’Equipe” zbulon se Real Madridi e kërkoi mesfushorin holandez 19-vjeçar, i cili sapo kishte përfunduar kontratën me PSG-në dhe ishte i bindur të largohej nga skuadra pariziene.
Sipas prestigjiozes sportive franceze, ideja e Real Madridit ishte që të nënshkruante me Xavi Simons dhe ta dërgonte atë te Real Madrid Castilla, me qëllim lehtësimin e përshtatjes së tij dhe përforcimin e filialit, që aspiron promovimin në LaLiga SmartBank.
Xavi Simons e hodhi poshtë ofertën e Real Madridit që në kontaktet e para dhe u angazhua që të luajë në Eredivisie me PSV. Xavi Simons u largua falas nga PSG dhe formosi për PSV deri në vitin 2027.