Paulo Dybala ka vendosur të largohet nga Juventusi në fund të sezonit si futbollist i lirë, derisa Interi mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me të, por interesim ka shprehur edhe Borussia Dortmund, Tottenham Hotspur, Arsenal e Roma.
Corriere dello Sport ka shkruar se Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e argjentinasit dhe pronarët e Romës, Friedkin janë gati të sakrifikojnë për t’ia plotësuar dëshirën Special Ones.
Drejtori sportiv i Romës, Thiago Pinto ka lënë një takim me agjentin e lojtarit ku do të diskutohet mundësia që Dybala t’i bashkohet Giallorosëve.
Roma është gati ta shes Nicolo Zaniolon dhe Dybala shihet si alternativa më e mirë për ta zëvendësuar italianin.
Mourinho synon që ta formojë një treshe ofensive me Tammy Abraham, Lorenzo Pellegrinin dhe Paulo Dybalan për edicionin e ardhshëm, pasi synimi i portugezit është të luftoj për trofe me Romën.